Lajme
Deputeti i VV-së i del në krah Korenicës: Shkarkimi i tij ishte i padrejtë
Demokracia
21:20 | 17 Nëntor 2022

Share:

Deputeti i LVV-së, Eman Rrahmani, ka komentuar shkarkimin që i është bërë deputetit të këtij subjekti politik, Visar Korenica nga pozicioni i koordinatorit në Rahovec për shkak se i njëjti ka votuar kundër Kodit Civil.

Rrahmani e ka cilësuar të padrejtë vendimin dhe ka theksuar se një vendim i tillë e dëmton më shumë Vetëvendosjen se vetë atë.

“Eshtë shkarkim i padrejtë, natyrisht që është e drejtë e tij të votojë ndryshe dhe në vendet demokratike sidomos kjo temë ka qenë me shumë debat dhe vazhdon të jetë. Veprime të tilla mendoj që më shumë e dëmtojnë Vetëvendosjen se Visar Korenicën. Visari është një deputet i cili ka shpreh qëndrimin e tij me votën e tij në Kuvend. Ka qenë njëri nga njerëzit që ka dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm sidomos në Rahovec për Lëvizjen Vetëvendosje. Jo vetëm Visari por i gjithë grupi punues i cili ka qenë nuk janë më pjesë dhe në këtë pikë mendoj se ka me pasë dobësi organizative Lëvizja në Rahovec” tha Rrahmani për “Gazeta Blic”

Të ngjashme