Lajme
Deputeti i shtetit që s’e njeh Kosovën: E përkraha intervenimin e NATO-s, Millosheviqi e shkatërroi Jugosllavinë
Demokracia
19:43 | 16 Mars 2022

Share:

Deputeti spanjoll, Francisco Contreras ka thënë se e ka përkrahur ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, pasi Slobodan Millosheviq ishte ai që kreu krime në Jugosllavi dhe e shkatërroi atë.

Contreras e ka bërë një deklaratë të tillë në rrjetin social Twitter, si përgjigje ndaj atyre që e kishin kundërshtuar ndërhyrjen e NATO-s, derisa Serbia po kryente krime të rënda në Kosovë, përcjell Demokracia.com.

“Atëherë jemi dakord. Ndërhyrjen në Kosovë e aprovova në vitin 1999, pasi i kam ndjekur me shumë vëmendje dhe dhimbje luftërat jugosllave të viteve 1991-95. Ai që shkatërroi Jugosllavinë ishte Millosheviqi, jo NATO”, ka thënë ai.

Ky reagim vjen në një kohë kur është shtuar propaganda ruse ndaj NATO-s, e cila përherë ka tentuar ta paraqesë ndërhyrjen në Kosovë si krim ndaj serbëve, përcjell Demokracia.com.

Në mars të vitit 1999, NATO kishte ndërhyrë kundër Serbisë pas gjenocidit që po kryente në Kosovë.

Kjo kishte qenë hera e parë që organizata kishte përdorur forcën ushtarake pa miratimin e Këshillit të Sigurimit të OKB-së dhe sulmet zgjatën nga 24 marsi deri më 10 qershor të vitit 1999.

Trupat e NATO-s ndodhen edhe kësaj dite në Kosovë, si pjesë e misionit paqeruajtës./Demokracia.com/

Të ngjashme