Lajme
Deputetët e Serbisë ankohen në OKB se ndërkombëtarët po mbështesin “persekutimin dhe terrorizimin” e serbëve të Kosovës
Demokracia
18:44 | 11 Shkurt 2024

Share:

Dy deputetë të Kuvendit të Serbisë, njëra nga radhët e Partisë Socialiste (SPS), kurse tjetri nga Partia e Drejtësisë dhe Pajtimit (SPP) – Snezhana Paunoviç dhe Usame Zukorliç – në një seancë të Asamblesë Parlamentare në Kombet e Bashkuara (OKB), theksuan se “standardet e dyfishta” në marrëdhëniet ndërkombëtare janë të papranueshme për Serbinë.

Në bazë të një njoftimi për media të lëshuar nga Kuvendi i Serbisë, deputetët serbë u ankuan se vendet e QUINT – Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Gjermania, Franca, Britania e Madhe dhe Italia – përfshirë “vende të caktuara” të Bashkimit Evropian (BE), mbështesin vendimet e Kosovës përmes së cilave synohet “persekutimi e terroizimi” i serbëve të Kosovës.

“Administrata e Kosovës punon për këtë çdo ditë dhe për një sjellje të tillë ka mbështetjen e QUINT-it dhe vendeve të caktuara të BE-së”, pretendoi Paunoviç, duke paralajmëruar se nuk mund të flitet për ruajtjen e paqes në Kosovë, nëse në të njëjtën kohë, përkrahen lëvizjet e Qeverisë së Kosovës për të “persekutuar dhe terrorizuar” popullin serb në pjesën veriore të Kosovës.

Në një përballje të rrallë publike të enjten në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, dy liderë ballkanikë që assesi të dalin nga situata parakonfliktuale, akuzuan njëri-tjetrin për gjendjen e tendosur në marrëdhëniet ndërshetërore, posaçërisht pas vedimit të Bankës Qendrore të Kosovës (BQK), ndërsa shtetet anëtare shprehën drojën për potencialin destruktiv të veprimeve të papërgjegjshme.

Në hijën e retorikës së nxehtë dhe akuzave plot zemërim, në selinë e OKB-së në Nju Jork të SHBA-së, kryeministri kosovar Albin Kurti dhe presidenti serb Aleksandër Vuçiç peshuan faktorët e alternimit të tensionit dhe krizës së mbrehtë në pjesën veriore të Kosovës të banuar nga serbët etnikë që përpiqen të mbajnë një sistem paralel të përkrahur dhe financuar nga Serbia.

Të ngjashme