Lajme
Deputetët e pakënaqur të Vetëvendosjes u ulën kah opozita, Konjufca e ngacmon Kusarin: A i ke të gjitha resurset?
Demokracia
17:07 | 29 Shtator 2022

Share:

Dy deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje, Eman Rrahmani dhe Gramos Agusholli në seancën e sotme të Kuvendit e cila sapo përfundoi u panë të ulur në pjesën e opozitës.

Pas publikimit të lajmit për këtë lëvizje të dyshimtë, dy deputetëve të cilët së fundmi kanë shfaqur pakënaqësi u pa se iu ofrua menjëherë shefja e Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Mimoza Kusari-Lila.

Nuk dihet se çka iu tha atyre shefja e deputetëve të Vetëvendosjes, por sigurisht ka pasur të bëjë me uljen e tyre të pazakontë.

Sigurisht lëvizja e tyre u vërejt edhe nga kryetari i Kuvendit Glauk Konjufca i cili e pyeti Kusarin ‘a i ke të gjitha resurset?”/Demokracia.com/ 

Lëvizja e dyshimtë| Dy deputetët e pakënaqur të Vetëvendosjes ndahen nga kolegët, ulen kah opozita

Të ngjashme