Lajme
Lëvizja e dyshimtë| Dy deputetët e pakënaqur të Vetëvendosjes ndahen nga kolegët, ulen kah opozita
Demokracia
16:44 | 29 Shtator 2022

Share:

Dy deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje të cilët publikisht kanë shprehur pakënaqësi me zhvillimet në parti në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës nuk janë ulur bashkë me kolegët e tyre, shkruan Demokracia.com.

Eman Rrahmani dhe Gramoz Agusholli në seancën e sotme janë ulur pas Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës.

Deputeti Eman Rrahmani ditë më parë ka hedhur kritika ndaj zgjedhjeve të brendshme të VV-së dhe për dallim nga partia ai i ka përkrahur edhe kërkesat e mësimdhënësve të cilët janë në grevë.

Ai tha se zgjedhjet në LVV do duhej të organizoheshin më mirë./Demokracia.com/

 

Të ngjashme