Lajme
Deputeten Kica-Xhelili e krahasoi me qen, aktivistja e njohur e dënon gjuhën e Haxhi Avdylit
Demokracia
16:04 | 09 Shtator 2022

Share:

Deputeti i Guxo, Haxhi Avdyli, sot e fyeu me gjuhë të ulët deputeten Doarsa Kica-Xhelili, pasi kjo e fundit kaloi në Lidhjen Demokratike të Kosovës.

Avdyli përdori gjuhë të ulët e seksiste kur foli për deputeten që deri para pak kohësh e kishte bashkëpartiake.

Ai e krahasoi me qen kur tha se “Kjo “motra” jonë i kafshoi dorën e Vjosa Osmanit e partisë Guxo nga e cila u ushqye e u rrit (politikisht). Pardje e nisi rrugëtimin politik diku tjetër duke përqeshë
Rugovizmin e LDK-së e Guxo-s e pa kurrfarë lidhshmërie emocionale me konceptet e tyre, tani mbetet çështje kohe kur ka me ik edhe nga aty, ose do mësohet për të duruar goditjet e këpucave e brrylave”, shkroi ai, përcjell Demokracia.com.

E për gjuhën e përdorur nga Avdyli ka reaguar aktivistja për mbrojtjen e të drejtave të grave, Zana Avdiu.

Në një prononcim për Demokracia.com, Avdiu tha se nëse përdoret ky argument i “kafshimit të dorës”, atëherë Guxo e ka kafshuar dorën e LDK-së.

“Nëse politikanët duhet t’i qëndrojnë besnik partisë së tyre ku kanë bërë emër, viktima e parë e këtij argumenti janë Lista Guxo. Dmth Ata e kanë kafshuar dorën që i ka ushqyer, pra LDK-në”, tha ajo për Demokracia.com.

Ajo shtoi se frazat e përdorura nga deputeti Haxhi Avdyli janë fyese dhe termi ‘motër’ është seksist.

“Si frazë natyrisht që është ofenduese dhe qëllimi i frazës është ta ofendojë personin që ia dedikon, në këtë rast deputeten në fjalë. Edhe termi ‘motër” është term seksist, sepse gratë nuk mund t’i sheh përtej rolit familjar. Nuk dëgjojmë asnjëherë termin ‘vëlla’ për deputetët burra, sado që janë të rinj”, tha Avdiu. /Demokracia.com/

“Kafshoi dorën e Vjosa Osmanit”| Haxhi Avdyli e fyeu rëndë deputeten Kica-Xhelili, e krahasoi me qen

Të ngjashme