Lajme
“Kafshoi dorën e Vjosa Osmanit”| Haxhi Avdyli e fyeu rëndë deputeten Kica-Xhelili, e krahasoi me qen
Demokracia
13:11 | 09 Shtator 2022

Share:

Deputeti i Guxo, Haxhi Avdyli, e ka fyer rëndë kolegen e deritashme të tij, Doarsa Kica-Xhelili, pas kalimit të saj në Lidhjen Demokratike të Kosovës.

Deputeti Haxhi Avdyli e ka lëshuar gjuhën për ta goditur kolegen e deritashme të tij, deputeten Doarsa Kica-Xhelili.

“E kafshoi dorën që e ushqeu”, thuhet për qentë kur i kafshojnë duart e të të zotëve që i ushqejnë. Por, një gjetje të përafërt e ka përdorur edhe deputeti Haxhi Avdyli për Kica-Xhelilin, pas largimit të saj nga Lista Guxo.

Avdyli ka thënë se Kica e ka kafshuar dorën e presidentes Vjosa Osmani, duke e krahasuar atë me një qen, shkruan Demokracia.com.

“Kjo “motra” jonë i kafshoi dorën e Vjosa Osmanit e partisë Guxo nga e cila u ushqye e u rrit (politikisht).  Pardje e nisi rrugëtimin politik diku tjetër duke përqeshë Rugovizmin e LDK-së e Guxo-s e pa kurrfarë lidhshmërie emocionale me konceptet e tyre, tani mbetet çështje kohe kur ka me ik edhe nga aty , ose do mësohet për të duruar goditjet e këpucave e brrylave”, ka shkruar ai.

Madje, ai ka përdorur edhe një thënie të filozofit amerikan Eric Hoffer, duke thënë se është thënie e popullit.

“Njerëzit që kafshojnë dorën e atij që i ushqen, zakonisht përfundojnë duke lëpirë këpucët e atyre që i shkelmojnë”, ka shkruar Avdyli.

Pas largimit nga Guxo, deputetja Kica-Xhelili është sharë, fyer, etiketuar nga kolegët e saj, por edhe nga njerëz të ndryshëm në rrjete sociale.

Për fyerjet ndaj deputetes Kica-Xhelili, ka reaguar edhe Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut (KMDLNj).

“KMDLNj  e sheh si të panevojshme, të papranueshme dhe të dëmshme gjuhën që po përdoret nga ish – kolegët, ish – bashkëpartiakët thuaja në të gjitha rastet kur po ka konvertime të tilla aq më parë që, po të njëjtit edhe më tutje bashkëpunojnë qoftë përmes votimit të ligjeve në Kuvend, në komisionet e përbashkëta parlamentare e sidomos gjatë udhëtimeve zyrtare jashtë vendit, që aq fort i duan. Në fund të fundit, edhe nëse flitet për një standard moral hipotetik, nuk mundet dhe nuk është aspak e moralshme që për të njëjtin veprim dikush të cilësohet tradhëtar dhe dikush tjetër patriot”, thuhet në reagimin e KMDLNj-së.

Ky është statusi i plotë i Avdylit:

Të jesh përfaqësues i qytetarit, është përgjegjësi e madhe.

Kur je në rrugë të drejtë të sulmojnë, të shpifin, të shantazhojnë, të linqojnë, mundohen të të blejnë, por shumë me shumë ka që të duan e respektojnë por ka edhe që të shajnë.

Por sguxon asnjëherë të ligshtohesh e të devijosh për hir të mijëra zemrave e syve plot shpresë që ishin drejtuar kutive të votimit për ty.

Këto ditë “motra” jonë e vogël në politikë, papritur u largua nga Partia Guxo e nga grupi parlamentar.

Na brente shumë  të kuptonim, cili ishte shkaku se arsye sgjenim.

U frikësuam që dikush e ka shantazhuar, blerë apo kercenuar.

Menduam që ka hatërmbetje, spatë hapësirë apo iu ndal zëri.

Por nga intervista mbrëmë vërtetuam nga ajo që asnjë nga këto arsye nuk qëndronin.

Tha: po largohem nga Partia Guxo për  reformën në drejtësi dhe luftimin  e korrupsionit.

ËHAAT?!!

*Të jesh kryetare e Komisionit parlamentar për administratë, e anëtare i komisionit për ligjet , të kesh tërë hapësiren në grup parlamentar e në foltore, të kesh tërë respektin e ndihmën e 67 deputetëve të shumicës, të kesh 7 ditë në javë dyert e hapura që të diskutosh me Presidenten e Kryeministrin dhe të thuash po iki për të shkuar në një  parti të vogël opozitare për ta bërë atë reformë, më së paku mund të quhet tentim për sabotim të kësaj reforme.

*Të thuhet pa u skuqur se po iki për reformë e veting, në kohën që pas 23 vite liri kjo qeveri po fillon vetingun e reformën e thellë ne drejtësi e po të ipet tërë hapësira e mundshme të kontribosh nga Kuvendi e përmes dyerve të hapura në qeveri e Presidencë , më së paku quhet dezertim.

*Të thuash po largohem për mosluftimin e korrupsionit, në kohën kur raportet ndërkombëtare vendosin Kosovën në vend të parë në regjion e me ngritje ne ranglistën e luftimit të korrupsionit e kur kjo qeveri ska asnjë aferë korruptive quhet diletantizëm politik.

*Reforma në drejtësi po bëhet, ka dhjetëra ligje që kemi votuar e tjerat presin për tu votuar. Lufta kundër korrupsionit po vazhdon me hapa të mëdhenj. Kjo rrugë sdo mund të ndalet nga askush.

*Populli ka një fjalë – “njerzit që kafshojnë dorën e atij që e ushqen, zakonisht lëpijnë këpucën e atyre që godasin” .

Kjo “motra” jonë i kafshoi dorën e Vjosa Osmanit e partisë Guxo nga e cila u ushqye e u rrit (politikisht).  Pardje e nisi rrugëtimin politik diku tjetër duke përqeshë Rugovizmin e LDK-së e Guxo-s e pa kurrfarë lidhshmërie emocionale me konceptet e tyre, tani mbetet çështje kohe kur ka me ik edhe nga aty , ose do mësohet për të duruar goditjet e këpucave e brrylave.

*Për fund, në emër tim personal, përmes këtyre fotove, juve gati gjysmë milioni qytetarë që na besuat me 14 shkurt, me përulësi ju themi NA FALNI.

Edhe na jemi njerëz,  mashtrohemi. Nuk e kemi njohur mirë.

Siq ka raste që edhe në jetë të përditshme të mashtrohemi, e na lënë në baltë në gjysmë të rrugës, sot po ndihemi njëjtë si ju të gjithë, veq ne edhe pak më shumë.

Por misionin tonë për shtet e drejtësi, nuk ka forcë që e ndalon.

#vazhdojmë

Të ngjashme