Lajme
Dënohet me 300 euro nga policia “Schumacheri” nga Istogu, voziti 156 kilometra në orë në zonën 50
Demokracia
11:20 | 05 Qershor 2023

Share:

Me datën 01.06.2023, rreth orës 22:00, në rrjetin social Facebook, është postuar një video ku një person shihej duke e vozitur veturën e tij me shpejtësi 156 km/h, në zonën 50 km/h.

Pas një pune hetimore njësiti relevant policor ka arritur të identifikojë kundërvajtësin, i cili ka pranuar se me datën 30.04.2023 me automjetin VW Golf ka kryer kundërvajtjen ‘tejkalim i shpejtësisë’.

Nga patrulla policore kundërvajtësit në fjalë i është shqiptuar gjobë 300 euro, sipas ligjit 05/L-088, nenit 56 paragrafi 2, tri pikë negative, si dhe i është konfiskuar patentë shoferi për tre muaj.

Të ngjashme