Lajme
Dënohen me 900 euro gjobë tre të akuzuarit që rrahën gjyqtarin gjatë ndeshjes së futbollit në Prizren
Demokracia
20:33 | 14 Gusht 2022

Share:

Tre të akuzuarit J.V., N.K. dhe G.H., janë dënuar secili me nga 300 euro gjobë, pasi kanë pranuar se në nëntor të 2019-ës, në stadiumin e qytetit “Përparim Thaqi” në Prizren, gjatë ndeshjes së futbollit ndërmjet klubeve KF “Opoja” dhe KF “Rilindja e Kosovës”, në bashkëkryerje kanë rrahur gjyqtarin e ndeshjes, të dëmtuarin D.H.

Një vendim i tillë është marrë më 23 shkurt të këtij viti nga gjykatësi i Gjykatës Themelore në Prizren, Fatmir Krasniqi, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Sipas këtij aktgjykimi të siguruar nga “Betimi për Drejtësi”, tre të akuzuarit në seancën fillestare e kanë pranuar fajësinë me të cilën ngarkoheshin.

Ndërkaq, i dëmtuari D.H., për realizimin e kërkesës pasurore-juridike është udhëzuar në kontest civil.

Prokuroria Themelore në Prizren, më 23 qershor 2021, ka ngritur aktakuzë ndaj J.V., N.K. dhe G.H., me arsyetimin se në nënor të 2019-ës, në stadiumin e qytetit “Përparim Thaqi” në Prizren, në bashkëkryerje dhe duke përdorur forcën e i shkaktojnë lëndime trupore të dëmtuarit, gjyqtarit të ndeshjes, D.H.

Sipas prokurorisë, në ndeshjen e futbollit ndërmjet klubeve KF “Opoja” dhe KF “Rilindja e Kosovës”, derisa gjyqtari D.H. ishte duke referuar ndeshjen, në minutat shtesë të lojës, në monentin kur i njëjti e ndëshkon me karton të kuq të akuzuarin J.V. për shkak të sjelljeve të tij josportive, ky i fundit (i akuzuari J.V) fillon ta fyejë gjyqtarin e më pas edhe e sulmon atë duke e goditur me grushte në kokë.

Në kët momente, sipas prokuroisë për ta sulmuar gjyqtarin e ndeshjes vrapojnë edhe të akuzuarit N.K. dhe G.H., të cilët po ashtu e shajnë dhe e fyejnë të dëmtuarin, të cilin më pas e godasin me shqelma dhe grushte në pjesë të ndryshme të trupit duke i shkaktuar lëndime të lehta trupore.

Me këtë, J.V., N.K. dhe G.H., akuzoheshin se në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”, nga neni 185 paragrafi 1 nënparagrafi 1.4 lidhur me nenin 31 të Kodit Penal. /BetimipërDrejtësi

Të ngjashme