Lajme
Demolohen zyret e KRU “Bifurkacioni” në Ferizaj, vidhen DWR-të e kamerave
Demokracia
14:27 | 12 Shkurt 2023

Share:

Mëngjesin e sotëm është kryer një vjedhje në zyrat e Kompanisë Rajonale të Ujësjellësit “Bifurkacioni” në Ferizaj.

Rastin për Demokracia.com e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli.

Ai tha se nga hetimet e para është mësuar se janë thyer dyert e zyrave dhe janë demoluar  zyrat dhe nga aty është vjedhur DWR e kamerave të sigurisë.

“Sot, rreth ore 06:14 policia rajonale e Ferizajt ka pranuar një informacion se në Kompaninë Rajonale të Ujësjellësit ” Bifurkacioni” në Ferizaj është një rast i vjedhjes Policia e rendit e më pas policët hetues të stacionit në Ferizaj kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe i kanë marrë të gjitha masat e nevojshme për ta hetuar rastin. Nga hetimet e para është mësuar se janë thyer dyert e zyrave dhe janë demoluar  zyrat dhe nga aty është vjedhur DWR e kamerave të sigurisë”, tha ai.

Sipas tij, policët hetues janë duke punuar intenisvisht, duke grumbulluar informacione që ky rast të zbardhet sa më shpejtë./Demokracia.com

Të ngjashme