Lajme
DemokraciaVOX | Qytetarët shprehën pro dhe kundër formimit të Asociacionit
Demokracia
15:46 | 02 Shkurt 2022

Share:

I dërguari i posaçëm i ShBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar dhe përfaqësuesi i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak kanë dy ditë që ndodhën në Kosovë.

Ata kanë takuar presidenten Vjosa Osmani, kryeministrin Albin Kurti dhe liderët e tri partive opozitare.

Dyshja theksohet të kenë arritur në Kosovë në mënyrë që të diskutohet me palën kosovare për zhvillimet në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi ku çështjet kryesor do të jenë Asociacioni i Komunave me shumicë serbe dhe të përshpejtohet puna për zbardhjen e fatit të të pagjeturve.

Si duket kjo temë disa qytetarëve nuk po iu pëlqen, e njëri ka dëshirë që të ndahet Kosova.

Më poshtë mund t’i dëgjoni komentet e disa qytetarëve. /Demokracia.com/

 

 

Të ngjashme