ShowBiz
Demi Moore flet për herë të parë pas shfaqjes në sfilatën Fendi
Demokracia
18:43 | 03 Shkurt 2021

Share:

Demi Moore theu heshtjen e saj për shfaqjen në pasarelën Fendi ku fytyra e saj dukej e ndryshuar, transmeton Demokracia.

Pa diskutim, ajo është një nga aktoret më të bukura të Hollywood.

Megjithatë pas shfaqjes në Fendi, nisën thashethëme që ajo kishte bërë një operacion plastik.

Duke parë natyrshëm mahnitëse, Demi foli për atë se si ndihej personalisht në pistë në bisedën e saj të parë që nga paraqitja e pasarelës.

Tani aktorja ka vendosur të flasë  për herë të parë se si është ndjerë, pas shfaqjes dhe thashëthemeve.

Aktorja detajoi magjinë e përvojës së saj në pasarelë gjatë episodit të kësaj jave të #NoFilterWithNaomi me supermodelen Naomi Campbell.

Ajo tha: “Ishte përvojë e veçantë për mua… diçka magjike dhe e paharrueshme. Ishte vërtet një nder”.

Ajo sfiloi në pistë me Kate Moss, 47 vjeç dhe vajzën e saj Lila.

Diku tjetër në intervistë, Demi preku faktin e të qenit aktorja më e paguar në Hollywood dhe pagat e grave.

Ajo tha: “Kam marrë shumë komente për këtë fakt, por jam në rregull me këtë, sepse kjo bën një ndryshim për të gjithë …Në këtë rast ndryshimi bazohet në  faktin që i bëri njerëzit të shikonin ndryshe vlerën e grave”./Demokracia.com

 

Të ngjashme