ShowBiz
Demi Lovato flet për abuzimin me droga dhe shëndetin mendor
Demokracia
19:15 | 09 Mars 2021

Share:

Demi Lovato ka diskutuar për disa nga vendimet e saj të së kaluarës.

Përderisa po paraqitej në një episode të ardhshëm të podcastit të Diane Guerrero  Yeah No, I’m Not OK  këngëtarja 28-vjeçare u hap në lidhje me shëndetin e saj mendor dhe përdorimin e drogës në të kaluarën, transmeton Demokracia.com

“Në të njëjtën mënyrë që përdorimi i drogave gati më vrau, kjo më shpëtoi jetën disa herë, sepse kishte raste që merresha me ide vetëvrasjeje”, vazhdoi Lovato, duke e quajtur varësinë e saj një “mekanizëm mbrojtës shkatërrues”.

Lovato shtoi se ajo beson se “iu drejtua drogave, sepse unë vërtet kisha shumë dhimbje sa nuk doja të vdisja dhe nuk dija çfarë të bëja tjetër”.

Tani Lovato ka ‘të tjera mënyra’ për të përballuar dhimbjen dhe nuk ka nevojë të përdorë të njejtat mekanizma.

Këngëtarja thotë se ka zgjedhur të flasë hapur për problemet e saj me drogat sepse mendon që përvoja e saj dhe gabimet mund të ndihmojë dikë tjetër./Demokracia.com

Të ngjashme