Lajme
Dëme milionëshe në Skenderaj| Nura publikon pamje të reja nga vërshimet
Demokracia
15:38 | 21 Janar 2023

Share:

Uji që vërshoi të enjten disa zona të Kosovës si pasojë e reshjeve të dendura të shiut, ka shkaktuar dëme disa milionëshe në Komunën e Skenderajt – e cila është ndër më të prekurat.

Kështu ka bërë të ditur kryetari i kësaj komune, Fadil Nura, i cili në një postim në rrjetin social “Facebook”, ka publikuar edhe pamje të reja ku shihen dëmet që janë shkaktuar në infrastrukturë. Ai ka bërë të ditur se tri ura në fshatin Llaushë janë dëmtuar rëndë dhe aktualisht janë jashtë funksionit.

“Dëmet vetëm në infrastrukturë janë disa milionëshe. Tri ura në fshatin Llaushë, të dëmtuara rëndë, janë tërësisht jashtë funksionit. Ekipet me mjete të rënda janë duke u mundur të krijojnë alternativa për qarkullimin e qytetarëve”, ka shkruar Nura.

 

Të ngjashme