Lajme
Deliu: S’kemi nevojë për koordinim me SHBA-në, pasi Mimoza po u koordinojka me Radojçiqin
Demokracia
14:24 | 10 Korrik 2023

Share:

Është publikuar një pjesë e përgjimit të bisedave të Shefes së Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosjes, Mimoza Kusari-Lilës, me deputetin e Listës Serbe, Slavko Simiq dhe koordinimin e saj me krimininelin, Milan Radoiçiq.

Tashmë për këtë përgjim kanë filluar edhe reagimet e shumta.

Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu-Kodra, duke thënë se “S’kemi nevojë për koordinim me SHBA-në, pasi Mimoza po u koordinojka me Radojçiqin.”

“Dinjitet, sovranitet e shtet – me Listën Serbe. Qenkan koordinu për gjithçka: Për zgjedhje, për veteranët e UÇK-së, e madje edhe për energjinë, me “kriminelin Radojçiq”, për me formu trinomin: Mimoza Kusari – Martin Berishaj – Nazmi Krasniqi! Natyrisht, asgjë pa lejen dhe urdhërin e liderit! Si duket, s’kemi parë gjë akoma. “Zdravo”, luaneshë!” – ka shkruar Deliu-Kodra në Facebook.

Të ngjashme