Lajme
Deliu për Osmanin: Nuk ishte në nivel të detyrës, s’ka qenë mjaftueshëm e zëshme
Demokracia
13:26 | 04 Prill 2022

Share:

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Blerta Deliu – Kodra, ka kritikuar punën njëvjeçare të presidentes Vjosa Osmani.

Më 4 prill të vitit të kaluar, Vjosa Osmani, ishte dita kur ajo u zgjodh si e para e shtetit.

Por, një vit pas, deputetja nga radhët e PDK-së, Blerta Deliu – Kodra, ka kritikuar punën e presidentes Vjosa Osmani.

“Ne si Parti Demokratike e Kosovës, disa herë kemi shprehur shqetësime lidhur me pozicionin e saj sa i përket njërit prej pozicionit më të larta kushtetuese. Ajo do të duhej që gjithmonë të paraqiste unitetin e shtetit. Të jetë aty kur shqetësimet e qytetarëve janë tejet të larta e natyrisht te jetë e zëshme edhe në pikat të cilat janë pika të agjendave tona të përditshme. Do të thotë, sa i përket çështjes së energjisë, të cilën e kemi diskutuar disa herë, por edhe çështje të tjera për të cilat presidentja si gardiane e Kushtetutës do të duhej të ishte në nivel të detyrës së saj”, ka deklaruar Deliu-Kodra, raporton Demokracia.com.

LEXO EDHE: Vjosa Osmani një vit nën hijen e skandaleve të bashkëshortit

Sipas saj, Osmani në këtë periudhë njëvjeçare nuk ka qenë e zëshme aq sa duhet.

“Konsideroj që presidentja do të duhej që të ishte nivel të detyrës jo vetëm kur ajo e konsideron se duhet ta bëj një gjë të tillë, por sa herë që cenohen interesat e qytetarëve të Republikës së Kosovës. Zonja Osmani është atje për të diskutuar dhe për të qenë e zëshme sa herë që interesat e qytetarëve të Republikës së Kosovës cenohen dhe unë besoj që ka raste kur këto të drejta janë cenuar e kur presidentja nuk ka qenë e zëshme mjaftueshëm”, deklaroi tutje Deliu-Kodra.

Këto komente Deliu—Kodra i bëri pas përfundimit të mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit të Kosovës. /Demokracia.com/

 

Të ngjashme