Lajme
Deliu kujton viktimat e Restelicës në 11-vjetorin e tragjedisë
Demokracia
15:32 | 12 Shkurt 2023

Share:

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu-Kodra, ka kujtuar viktimat e Restëlicës në 11-vjetorin e tragjedisë.

Deliu-Kodra përmes një postimi në “Facebook”, kujtoi se para 11 vjetësh humbën jetën 10 banorë të fshatit Restelicë, si pasojë e një orteku bore, ku vetëm një vajzë e vogël, Amsera Reka, i shpëtoi kësaj tragjedie.

“Sot janë bërë 11 vjet nga tragjedia e Restelicës, në atë që ose të borës kishte marrë jetën e 10 banorëve të Restelicës. Ditën e sotme, banorët e Restelicës e kujtojnë si një ndër ditët më të dhimbshmet në lidhje me fshatin e tyre. Atëbotë qetësinë e fshatit e kishte trazuar orteku i borës që kishte marrë jetën e 10 bashkëfshatarëve, ndërkaq pamjet e shpëtimit të vogëlushëve Amsera Reka, të mbijetuarës së vetme në këtë tragjedi familjare, kishin pushtuar mediet e gjithë botës”, ka shkruar Deliu.

Postimi i plotë:

Sot janë bërë 11 vjet nga tragjedia e Restelicës, në të cilën orteku i borës kishte marrë jetën e 10 banorëve të Restelicës.

Ditën e sotme, banorët e Restelicës e kujtojnë si një ndër ditët më të dhimbshmet në historinë e fshatit të tyre. Atëbotë qetësinë e fshatit e kishte trazuar orteku i borës që kishte marrë jetën e 10 bashkëfshatarëve, ndërkaq pamjet e shpëtimit të vogëlushes Amsera Reka, të mbijetuarës së vetme në këtë tragjedi familjare, kishin pushtuar mediet botërore.

Të ngjashme