Lajme
Deliu kritikon Kurtin: Për 15 vite ka folur për drejtësi e barazi, sot mbron të dyshuarit për korrupsion
Demokracia
18:37 | 10 Maj 2023

Share:

Deputetja nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu ka kritikuar Qeverinë Kurti ku tha se qëndrimi për gati 3 vite brenda xhipit me xhama të zi, e ka shkëputur Kurtin dhe Qeverinë e tij nga realiteti në Kosovë.

Sipas Deliut, Kurti dhe Qeveria e tij po e fundos shpresën me mbrojtjen e të akuzuarve dhe të dyshuarve për korrupsion.

“Mbrojtja e Martin Berishajt, Nagip Krasniqit dhe sulmet mbi sistemin e drejtësisë, janë dëshmi e qartë për qytetarët se vetëm duke qenë pjesë e oborrit të Kurtit mund të mbroheni edhe nëse mbi ju rëndojnë dyshime e akuza të forta për korrupsion.”, shkroi Deliu në Facebook.

Siç thotë ajo, kjo i trembë njerëzit e Kosovës, pasi një parti politike që për 15 vite të opozitarizmit ka folur vetëm për drejtësi e barazi, sot është bërë mbrojtëse e të dyshuarve për korrupsion.

Sipas Deliut, Kurti është shfaqur i pashqetësuar me shtrenjëtimin e jetës në Kosovë duke e fajësuar edhe për ikjen e qytetarëve.

“Gjatë qeverisjes së tij, Kurti është shfaqur i pashqetësuar me shtrenjtimin e jetës në Kosovë. Faturat me çmime mbi 100% më të shtrenjta, Kurti i ka arsyetuar me faktin se “më herët ishte shumë lirë” dhe se “nuk e keni ditur sa keni paguar”, tha ajo.

“Këtë arrogancë, papërgjegjësi dhe paaftësi për t’u ballafaquar me gjendjen e rënduar, e shohin çdo ditë qytetarët e Kosovës. Prandaj, sot si kurrë më parë i gjeni para ambasadave për të marrë dokumentet dhe për të ikur nga Kosova.”, shtoi ajo.

Të ngjashme