Lajme
Deliu-Kodra: Vetëvendosje e ka kulturë gënjeshtrën
Demokracia
17:04 | 14 Qershor 2022

Share:

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu-Kodra, ka reaguar pas kalimit në lexim të parë të Ligjit për Pagën Minimale.

Përmes një postimi në profilin e saj zyrtar në rrjetin social Facebook, Deliu-Kodra, ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje ka kërkuar ndihëm e Listës Serbe për t’i siguruar votat e nevojshme për kalimin e këtij ligji, shkruan Demokracia.com.

“Ndihmën e kërkuar nga Lista Serbe për t’i persekutuar veteranët nëpermjet një projektligji përçmues nuk ka mjegull që e mbulon sepse u bë në pikë të ditës me diell. Dhe ky nuk është një rast i vetëm, por vazhdimësi e fushatës së kahmotshme e këtij koalicioni në përpjekjen për të shuar çdo gjurmë të UÇK-së dhe luftës për çlirim, duke mos zgjedhur partner, si me rastin e sotëm të bashkëveprimit me Listën Serbe”, ka shkruar Deliu-Kodra.

Ajo ka thënë se ky veprim i Lëvizjes Vetëvendosje e ka dëshmuar se ky subjekt politik e ka në kulturë gënjeshtrën.

Postimi i plotë i Deliu-Kodrës, pa ndërhyrje:

Përfundimisht Vetëvendosje e ka kulturë gënjeshtrën! Po e dëshmojnë me fanatizëm.

Ndihmën e kërkuar nga Lista Serbe për t’i persekutuar veteranët nëpermjet një projektligji përçmues nuk ka mjegull që e mbulon sepse u bë në pikë të ditës me diell. Dhe ky nuk është një rast i vetëm, por vazhdimësi e fushatës së kahmotshme e këtij koalicioni në përpjekjen për të shuar çdo gjurmë të UÇK-së dhe luftës për çlirim, duke mos zgjedhur partner, si me rastin e sotëm të bashkëveprimit me Listën Serbe.

Përpjekja për çdo arsyetim tjetër është e kotë. /Demokracia.com/

Të ngjashme