Lajme
Deliu-Kodra: Osmani po mundohet t’i mbuloi dështimet duke shpifur për Hashim Thaçin
Demokracia
12:52 | 15 Dhjetor 2022

Share:

Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu-Kodra, ka reaguar ndaj fjalimit vjetor të presidentes Vjosa Osmani, të cilin e ka mbajtur sot në Kuvendin e Kosovës.

Në profilin e saj në “Facebook”, ajo ka shkruar se shefja e shtetit po mundohet t’i mbuloi dështimet duke vazhduar shpifjet për ish-presidentin Hashim Thaçi.

Postimi i plotë:

Në mungesë të sukseseve presidentja përçarëse Vjosa Osmani po mundohet t’i mbuloi dështimet duke vazhduar shpifjet për Presidentin Thaçi, i cili, në Hagë, po ballafaqohet me fabrikimet e Serbisë dhe Rusisë!

Presidenti Thaçi dhe të tjerët do të dalin fitimtarë në këtë betejë me Serbinë dhe Rusinë, por edhe me vogëlsinë e disa liderëve institucional të Kosovës.

Të ngjashme