Lajme
Deliu-Kodra: Mjekët dhe profesorët të largohen nga Projektligji për deklarimin e pasurisë
Demokracia
15:06 | 08 Korrik 2022

Share:

Deputetja e Partisë Demokratike e Kosovës (PDK), Blerta Deliu-Kodra ka thënë se kanë kërkuar që mjekët dhe profesorët të largohen nga Projektligji për deklarimin e pasurisë.

Deliu-Kodra pas mbledhjes së Kryesisë ka folur edhe për pikat e rendit të ditës.

“Si kërkesë e PDK-së sot ishte që në projektligjin për deklarimin dhe prejardhjen e pasurisë, i cili pritet të jetë në seancë në lexim të dytë. Nga ky projektligj të largohen kategoritë e zyrtarëve si mjekët dhe profesorët. Ne kërkuam që kjo kërkesë të trajtohet në seancën e radhës plenare, meqë ky projektligj nuk i ka marrë votat e mjaftueshme, kërkuam lexim të tretë. Këto dy kategori që nuk janë të ekspozuara nga korrupsioni të largohen, pasi është edhe barrë për Agjencinë Kundër Korrupsionit”, tha ajo.

Të ngjashme