Lajme
Deliu i reagon Mujës: VV orvatje të dëshpëruar për ta fshehur skandalin më të madh në Kosovën e pasluftës
Demokracia
20:49 | 23 Prill 2022

Share:

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës(PDK), Blerta Deliu i ka reaguar ashpër deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje, Armend Muja, pasi ky i fundit ka thënë se me ardhjen e qeverisë Kurti në pushtet, Kosova kryesisht nuk blen më rrymë nga Serbia, raporton Demokracia.com.

Deliu përmes një postimi në Facebook i është përgjigjur deputetit Muja duke i quajtur deklarimet e tyre “orvajtje të dëshpëruar për të përhumbur të vërtetën e skandalit më të madh të ndodhur pas luftës në Kosovë”.

Armend Muja paska bërë një orvatje të dëshpëruar për të përhumbur të vërtetën e skandalit më të madh që ka ndodhë në Kosovën e pasluftës, i cili skandal, origjinën, protagonistët dhe çdo gjë tjetër e ka të lidhur me pushtetin në të cilin Muja bën pjesë”, ka shkruar Deliu.

Deliu ia ka rikujtuar Mujës deklaratën e Kurtit të vitit 2019, ku thoshte se kompania GEN është e themeluar nga UDB-ja.

“Sipas tij, GEN qenka një kompani sllovene, por e tillë nuk ishte për Albin Kurtin në vitin 2019, kur Kurti e kishte cilësuar të njëjtën “kompani të themeluar nga UDB-ja” e të mirëmbajtur nga mafia energjetike serbe. Mbase para një orvatje të tillë, do të duhej fillimisht ta pyeste Albin Kurtin se cila është e vërteta. Meqenëse Kurti është bërë “gur” dhe po fshihet para qytetarëve, mbase Mujes do të ia kishte shpjeguar të vërtetën”, ka shkruar tutje Deliu.

Të ngjashme