Lajme
“Deklaratë naive” | Pasi e ofendoi sekretarin Blinken, Kurti mundohet të thotë diçka mirë për ShBA-në
Demokracia
13:22 | 31 Maj 2023

Share:

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se pezullimi i Kosovës nga stërvitjet ushtarake “Defender Europe” është një fatkeqësi.

Ai në një bisedë me Radion Evropa e Lirë, një ditë pas e ofendoi rëndë sekretarin amerikan të Shtetit, Anthony Blinken, provoi të flasë me fjalë “të ëmbla” për SHBA-në, e cila e sanksionoi për moskoordinim, shkruan Demokracia.com.

“Më lejoni të theksoj se SHBA-ja është mike, partnere e aleate e pazëvendësueshme për sigurinë dhe mbrojtjen tonë, për demokracinë dhe zhvillimin tonë”, tha Kurti.

Kujtojmë se SHBA-ja, të martën, e përjashtoi Kosovën nga pjesëmarrja në “Defender Europe” – një stërvitje ushtarake e udhëhequr nga Amerika në Evropë – me arsyetimin se Kosova i injoroi këshillat e saj për të shmangur rritjen e tensioneve në veriun e banuar me shumicë serbe.

LEXO EDHE:

 

Kurti kalon kufijtë e normales, e godet sekretarin Blinken në gazetën britanike: Dha deklaratë të padrejtë, të gabuar dhe naive

Të ngjashme