Lajme
Deklarata e pavërtetë| Kurti me Sullivan nuk u takuan në Shtëpinë e Bardhë
Demokracia
14:42 | 27 Maj 2022

Share:

Përherë të parë një kryeministër i Kosovës, nuk është pritur në Shtëpinë e Bardhë të Amerikës, ani pse kryeministri Albin Kurti qëndroi tre javë atje. Pavarësisht kësaj, Kurti kur u kthye në Kosovë deklaroi se ishte në Shtëpinë e Bardhë, por takimi i tij me këshilltarin për siguri Jake Sullivan, ishte zhvilluarafërobjektit, por jo në Shtëpisë së Bardhë, siç tha ai.

Kryeministri Albin Kurti, për gati 20 ditë sa qëndroi në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, nuk u prit nga Presidenti amerikan Joe Biden, zv/presidentja Kamala Harris por as nga Sekretari Antony Blinken.

Kurti nuk arriti as të hyjë në Shtëpi të Bardhë, ku zakonisht bëhen takimet kryesore të politikanëve nga bota gjatë vizitave zyrtare. Rrjedhimisht Kurti si kryeministër, nuk e pa live as Zyrën Ovale të Presidentit.

Por, pas kthimit në Kosovë, në paraqitjen para gazetarëve, kryeministri Kurti befasoi me deklaratën se ishte në shtëpinë më të fuqishme të politikës në botë, në Shtëpinë e Bardhë.

“Unë kam qenë Shtëpinë e Bardhë dhe takimi ka qenë me këshilltarin për siguri kombëtare Jake Sullivan që është pikërisht takim në funksion të qëllimit tim tjetër përvec investimeve në Kosovë e ajo është siguria për Kosovën”, tha Kurti me mburrje.

Por, kjo deklaratë e kryeministrit Kurti nuk është e vërtetë.

Pasi që takimi me Këshilltarin për Siguri të Biden, Jake Sullivan, ishte zhvilluar në objektin që është afër Shtëpisë së Bardhë, që ndodhet në zyret e ekzekutivit të vjetër e jo në Shtëpinë e Bardhë ku kanë peshë takimet zyrtare, shkruan Gazeta Insajderi.

Kurti për këtë takim kishte shkrepur edhe një foto me Sullivan afër shkallëve si kalimthi, e jo siç ndodhë zakonisht fotografi në zyre gjatë takimit.

 

Kujtojmë se për herë të parë një kryeministër i Kosovës, nuk u prit në Shtëpinë e Bardhë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Por, kjo i ndodhi kryeministrit aktual Albin Kurti, ani pse në Amerikë qëndroi gati një muaj.

Shefi i ekzekutivit është vënë në qendër të kritikave pasi që përveç që nuk arriti të futet në Shtëpinë e Bardhë as pas një viti në krye të qeverisë, ai nuk arriti as të takoj zyrtarë të lartë të shtetit më të fuqishëm në botë.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës, janë parteneri kryesor i Kosovës, në të gjitha proceset shtetndërtuese. Vizitat zyrtare të liderëve e politikanëve kosovarë në ShBA janë ndër më kryesoret.

Për herë të parë një kryeministrit i Kosovës, qëndroi më shumë se tri javë në Amerikë, duke shënuar takime të rëndësishme thuajse vetëm me diasporën shqiptare atje.

Por, në Shtëpinë e Bardhë hyri para pak kohësh edhe ambasadori i Serbisë, Marko Gjuriq.

Ajo çka do të mbahet mend nga Kurti, do të jenë takimet me diasporën shqiptare në Amerikë, vizitat në disa kompani amerikane dhe ca takime me senatorë. Por asnjë takim tjetër i rëndësishëm.

Të ngjashme