Lajme
Dejan Pantiqit i vazhdohet edhe për dy muaj arresti shtëpiak
Demokracia
11:58 | 14 Mars 2023

Share:

Gjykata Themelore në Prishtinë, me kërkesë të Prokurorisë Speciale, ia ka vazhduar masën e arrestit shtëpiak edhe për 2 muaj ish policit të Kosovës, Dejan Pantiq.

Zëdhënësja e Gjykatës Themelore në Prishtinë, Mirlinda Gashi ka thënë se Pantiq do të qëndrojë në arrest shtëpiak deri më 9 maj.

“Me datë 08.03.2023 Departamenti Special  ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, për vazhdimin e masës së Arrestit shtëpiak kundër të pandehurit D.P, ashtu që masa e Arrestit shtëpiak i është vazhduar edhe për 2 (dy) muaj, deri me datë 09.05.2023”, tha Gashi për Express.

Dejan Pantiq ishte arrestuar më 10 dhjetor në pikën kufitare në Jarinjë, në Veri të Kosovës. Arrestimi i tij bëri që serbët në veri të vendosin barrikada.

Më 12 dhjetor, atij iu caktua masa e paraburgimit dhe deri më 28 dhjetor ai qëndroi në objektin policor në Jarinjë, pa pasur mundësi që të dërgohet në qendër të paraburgimit.

Atij më pas, për shkaqe shëndetësore, iu ndryshua masa e sigurisë – nga paraburgim në arrest shtëpiak.

Të ngjashme