Lajme
Dasmori i këtij viti është Ramush Haradinaj, deri më tash mori pjesë në 11 dasma
Demokracia
21:55 | 09 Gusht 2022

Share:

Lideri i AKK-së, Ramush Haradinaj duket se e ka pasur të ngjeshur agjendën me dasma këtë verë.

Që nga muaji qershor e deri më sot, Haradinaj, sipas fotografive të postuara në rrjetin e tij social Facebook, ka qenë mysafirë në 11 dasma.

Haradinaj duket se është një mysafir i respektuar, pasi ftohet shumë nëpër ahengje familjare.

Në secilin postim të tij ku shihej i fotografuar me çiftin, ai u uronte atyre jetë të gjatë së bashku.

Ai mund të cilësohet edhe si dasmori i këtij viti.

Sezonin e dasmave, Haradinaj e ka filluar më 23 qershor.

Më poshtë ju sjellim të gjitha fotografitë dhe publikimet që Haradinaj ka bërë nga këto dasma.

Të ngjashme