ShowBiz
Dasma e Kiarës dhe Luizit mund të ndodhë shumë më shpejt se ç’mendoni, detaji që ngriti dyshimet
Demokracia
18:07 | 02 Maj 2023

Share:

Prej kohësh është përfolur në rrjetet sociale rreth propozimit për martesë të Luizit për Kiarën, e madje në disa raste dyshja kanë zbuluar detaje se si do të duket dasma e tyre.

Ditën e sotme, shoqja e Kiarës ka postuar një fotografi në InstagramStory ku shihet një fustan nusërie, teksa bashkangjitur ka komentuar një zemër.

Pvarësisht se nuk ka etiketuar askënd në postim, ndjekësit kanë hamendësuar se nusja është Kiara, dhe se ajo po realizon prova për fustanin e saj të nusërisë.

Edhe pse Kiara nuk ka komentuar rreth këtij detaji, fansat e çiftit janë mjaftuar me këtë foto duke spekuluar se dasma mes tyre mund të ndodhë natën e finales së madhe të Big Brother Vip, në 6 maj.

Kujtojmë se ka qenë Luizi ai që ka folur ditën e djeshme për dasmën, ku madje thurte plane me banorët se si do uleshin në tavolina.

Të ngjashme