Sport
Dashuria triumfon në grumbullimin e Romas: Gjithçka ndodh para syve të Mourinhos
Demokracia
18:47 | 22 Korrik 2022

Share:

Roma po vazhdon fazën përgatitore në prag të sezonit të ri 2022/23 në grumbullimin në Albufeira, në Portugali.

Verdhekuqtë do të luajnë këtë fundjavë kundër Nice-s për testin e radhës që Jose Mourinho ka organizuar për të vlerësuar gjendjen e lojtarëve para ndeshjes hapëse të skuadrës në Serinë A kundër Salernitanas.

Megjithatë, kjo e premte, nuk ka qenë një ditë si gjithë të tjerat. Ka patur një moment ndryshe gjatë seancës stërvitore në grumbullimin e Romas në Portugali.

Mourinho ka takuar një çift tifozësh luzitanë dhe pasi ka bërë një fotografi me ata, djaloshi e ka ftuar të qëndronte pak me ata: Special One ka pyetur pse dhe pak momente më mbrapa ka qenë dëshmitar i një propozimi për marteesë.

Ky tifoz portugez i Roma-s e ka çuar të fejuarën e tij të ndjekë stërvitjen e skuadrë ssë zemrës dhe, me sa duket, kishte në mendje një program të saktë.

Pasi ka bërë fotografinë me trajnerin e verdhekuqve, ai i ka kërkuar dorën partneres së tij pikërisht para stafit teknik që e ka pritur me shumë entuziazëm një moment të bukur dhe të pazakontë në grumbullimin e një skuadre futbolli. /Demokracia.com

Të ngjashme