Sport
“Dardanët” zbarkojnë në tokën greke, disa orë para sfidës në Ligën e Kombeve
Demokracia
17:02 | 12 Qershor 2022

Share:

Tifogrupi i Kombëtares së Kosovës, “Dardanët” kanë mbërritur në Greqi.

Faqja zyrtare e tifogrupit kosovar ka njoftuar para pak çastesh përmes një fotografie se kanë mbërritur në Volos të Greqisë, shkruan Demokracia.com.

Në pamjet e publikuara shihen disa anëtarë të “Dardanëve” të cilët kanë zbritur në tokën greke, disa orë para sfidës në Ligën e Kombeve.

Greqia dhe Kosova do të përballen në ndeshje shumë të rëndësishme në kuadër të grupit 2 të Ligës C në Ligën e Kombeve sonte me fillim nga ora 20:45./Demokracia.com/

Të ngjashme
Sport • 18 Maj 2024