Sport
“Dardanët” nisen për Cyrih, një ditë para sfidës miqësore me Zvicrën
Demokracia
11:18 | 28 Mars 2022

Share:

Ekspedita e Kombëtares së Kosovës është nisur në drejtim të Zvicrës, një ditë para përballjes me përfaqësuesen helvetike.

Zvicra dhe Kosova do të përballen të martën në një ndeshje miqësore me fillim nga ora 18:00, raporton Demokracia.com.

Federata e Futbollit të Kosovës ka ndarë pamjet gjatë momentit kur futbollistët dhe stafi i kombëtares po futeshin në aeroplan, para nisjes për në Cyrih, atje ku edhe do të luhet ky ballafaqim kontrollues.

Ndryshe, ditë më parë, Kosova e Alain Giresse fitoi me rezultat 5:0 ndaj Burkina Fasos në miqësore./Demokracia.com/

Të ngjashme
Sport • 18 Maj 2024