Sport
“Dardanët” mbërrijnë në Cyrih, priten me ovacione nga bashkëatdhetarët në aeroport
Demokracia
15:06 | 28 Mars 2022

Share:

Kombëtarja e Kosovës ka zbritur në tokën zvicerane, gjegjësisht në aeroportin e Cyrihut, në prag të ndeshjes miqësore me Zvicrën.

Zvicra dhe Kosova luajnë në stadiumin Letzigrund në Cyrih të martën me fillim nga ora 18:00, raporton Demokracia.com.

Futbollistët e Kosovës në aeroportin zviceran janë pritur me ovacione nga bashkëatdhetarët.

Këta të fundit me të zbritur lojtarët e Kosovës në Zvicër kanë bërë fotografi dhe kanë marrë autografe nga disa lojtarë. /Demokracia.com/

Të ngjashme
Sport • 18 Maj 2024