Lajme
Dardan Molliqaj rizgjidhet kryetar i PSD-së
Demokracia
17:14 | 28 Janar 2024

Share:

Dardan Molliqaj përmes një shkrimi në Facebook ka njoftuar se është rizgjedhur kryetar i Partisë Socialdemokrate në Kuvendin Zgjedhor që është mbajtur këtë të diele.

“Sot është zgjedhur Këshilli i ri Drejtues, Këshill ky që e ka rritur numrin sepse aktiviteti është rritur. Sot gjithashtu, përmes një procesi të fshehtë zgjedhor më është besuar udhëheqja e PSD-së për katër vitet e ardhshme. Besimin e dhënë e kuptoj si thirrje për ta rritur përkushtimin dhe punën ekipore. PSD me punën e saj është dëshmia se mund te jesh edhe idealist e radikal, edhe demokrat”, ka shkruar Molliqaj.

KQZ-ja pezulloi PSD-në në fund të dhjetorit të vitit të kaluar, duke i dhënë afat 45 ditë për të mbajtur Kuvendin Zgjedhor. PSD-ja udhëhiqet nga ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Dardan Molliqaj, ndërsa ky subjek politik përbëhet kryesisht nga ish-zyrtarë të Lëvizjes Vetëvendosje (LVV).

PSD-ja organizon vazhdimisht aksione simbolike kundër partisë në pushtet, posaçërisht mbi procesin e dialogut për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi nën kujdesin e Bashkimit Evropian (BE) dhe gjyqin kundër ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) në Hagë të Holandës.

Gjithashtu, paga bazë, themelimi i një institucion të veçantë të përkujdesjes shoqërore, zvogëlimi i pabarazive e shëndetësia e mirë publike, janë disa nga prioritetet që artikulohen nga PSD-ja, ndërsa nuk dihet ende nëse do të ndryshojë diçka në udhëheqjen e këtij subjekti pas Kuvendit Zgjedhor.

Të ngjashme