Lajme
Dalin para Gjykatës dy serbë të dyshuar për krime lufte: Pritet vendimi për paraburgim
Demokracia
11:02 | 06 Gusht 2023

Share:

Zharko Zariq dhe Momir Pantiq kanë dalë para Gjykatës Themelore në Prishtinë si të dyshuar për krime lufte.

Ndaj tyre pritet të caktohet masa e sigurisë, që në raste të tilla kërkohet ajo e paraburgimit prej 30 ditësh.

Në seancë janë të pranishëm edhe avokatët e tyre Nebojsha Vlajiq dhe Dejan A. Vasiq.

Zharko Zariq nga fshati Lubozhdë, komuna e Istogut, prokuroria dyshon se ka kryer krim lufte kundër popullatës civile në Kosovë në periudhën prej vitit 1998 deri në vitin 1998. Ai u arrestua dje në fshatin e tij.

Momir Pantiq, nga Istogu, i cili u arrestua dy ditë më parë në Merdar, akuzohet për përgjegjësi komanduese për disa ngjarje të ndodhura gjatë luftës në Kosovë në vitin 1999, në komunën e Istogut.

Të ngjashme