Kryeministri Albin Kurti dhe presidenti serb Aleksandar Vuçiq po e zhvillojnë takimin e tretë në Bruksel.
Pamje nga fillimi i takimit janë publikuar nga Bashkimi Europian. Fillimisht, kryediplomomati europian, Josep Borrell dhe emisari Miroslav Lajçak ulen në tavolinë, ndërsa më pas aty shkon fillimisht Kurti e më pas Vuçiqi.
Kurti dhe Vuçiq nuk përshëndeten, ndërsa ulen njëkohësisht përballë njëri-tjetrit.
Bashkimi Europian planifikon që këtë takim ta fokusojë në rrugën përpara në dialog dhe arritjen e një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse të normalizimit të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë.
BE ka njoftuar se gjatë këtij takimi do të trajtohen çështjet aktuale dhe do të synohet zbutja e tensioneve mes palëve.
Për këtë takim, Borrell i thirri Kurtin dhe Vuçiqin pas rritjes së tensioneve në veri të Kosovës në fund të korrikut.
LEXO EDHE:
Në Bruksel pritet të arrihet marrëveshje për të pagjeturit dhe një e re për targat