Sport
Dalin në shitje biletat për ndeshjen Ballkani – Klaksvik, këto janë çmimet
Demokracia
16:42 | 01 Gusht 2022

Share:

Ballkani ka njoftuar se kanë dalur në shitje biletat për ndeshjen e parë të rrethit të tretë kualifikues në Ligën e Konferencës kundër KI Klaksvik.

Kampioni i Kosovës, Ballkani luan para shikuesve të vetë në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë më 4 gusht në sfidën e parë kundër ekipit nga Ishujt Faroe, shkruan Demokracia.com.

Suharekasit kanë njoftuar gjithashtu se çmimet e biletave fillojnë nga më e lira, 3 euro, në pjesën lindore, 5 euro në pjesën perendimore dhe 10 euro për zonën VIP të stadiumit.

Biletat për këtë ndeshje kanë dalë në shitje në sheshin e qytetit të Suharekës dhe tek fan shopi i klubit, bëhet e ditur në postimin e “portokallezinjve”. Ato do të jenë në shitje nga ora 12:00 deri në ora 21:00./Demokracia.com/

Të ngjashme