Sport
Daja për triumfin e vështirë ndaj Drenicës: Fitorja me vuajtje është më e bukur
Demokracia
15:28 | 19 Shkurt 2023

Share:

Ballkani ka shënuar fitore të re, duke triumfuar në shtëpi kundër Drenicës me rezultat 2:1, shkruan Demokracia.com.

Triumfi u arrit në dy minutat e fundit të kohës së rregullt, teksa trajneri Daja pas ndeshjes tha se fitoret me vuajtje në fushë shijojnë më shumë.

“Kemi marrë një gol nga një nisje në gjysmën e fushës së kundërshtarit. Duhet të ishim më të vëmendshëm. Sigurisht që futbolli i ka edhe këto. Kemi marrë lojën më pas nën kontroll, duke parë që kundërshtari lejoi hapësira. Kemi pasur momente të rrezikshme para portës”, tha Daja për Art Sport.

“Ne nuk dorëzohemi. Por ne momentet që minutat kalojnë dhe kur me gjithë kontingjentin kërkohet të dalësh përpara dhe nuk lë hapësira prapa, do të thotë se ekipi ka vepruar mirë. Djemtë kanë dhënë gjithçka për të fituar. Fitorja me vuajtje është edhe më e bukur”, ka shtuar ndër tjerash ai.

“Portokallezinjtë” me fitoren ndaj Drenicës (2:1) vazhdojnë me 44 pikë, tri pikë diferencë nga Drita në krye të tabelës./Demokracia.com/

Të ngjashme