Sport
Daja konfirmon mungesën e madhe të Ballkanit kundër Clujit
Demokracia
17:49 | 02 Nëntor 2022

Share:

Trajneri i Ballkanit, Ilir Daja ka folur në një konferencë për media në Rumani, një ditë para përballjes së rrethit të fundit në fazën e grupeve në Ligën e Konferencës.

CFR Cluj dhe Ballkani do të përballen të enjten me fillim nga ora 18:45 në Rumani.

Tekniku shqiptar, Ilir Daja ka konfirmuar mungesën e Ermal Krasniqit për shkak të lëndimit.

“Edhe ne kemi mungesat tona. Një nga to është edhe e Ermal Krasniqit. Ai nuk udhëtoi me në për shkak të lëndimit që pësoi në ndeshjen e fundit me Slavia Prahën”, ka thënë Daja në konferencë, raporton Demokracia.com.

Thaqi paralajmëron Clujin, thotë se Ballkani ka udhëtuar për t’ua prishur planet rumunëve për kalim të grupit

Ballkani është pa gjasa tanimë për kalim tutje, duke u pozicionuar me katër pikë në vendin e fundit. Cluj ka shtatë pikë në vendin e dytë, po aq sa Slavia Praha në pozitën e tretë.

Grupit i prin Sivasspori me 10 pikë të grumbulluara./Demokracia.com/

Të ngjashme