ShowBiz
DaBaby ka diçka për të thënë për deklaratat skandaloze lidhur me komunitetin LGBT
Demokracia
16:46 | 28 Korrik 2021

Share:

DaBaby shokoi fansat dhe bashkëpunëtorët me rastin e disa komenteve homofobikë të cilat i tha me një koncert.

Reperi gjatë koncertit iu drejtuar turmës duke bërë thirrje që personat që janë HIV pozitivë ose meshkujt homoseksual të ndiznin dritat e telefonave.

“Nëse nuk jeni i prekur me HIV, AIDS, ndonjë prej këtyre sëmundje vdekjeprurëse seksualisht të transmetueshme që do t’ju bëjë të vdisni në dy ose tri javë, ndizni dritën e celularit tuaj dhe ngrijeni në ajër”.

Deklarata e tij u pasua me habi nga bashkëpunëtorët, madje edhe këngëtarja Dua Lipa, e cila kishte bashkëpunuar me të tha se nuk po e njihte me këtë deklaratë, prandaj reperi ka dalur me një deklaratë sipas të cilës kërkon falje dhe spjegon se nuk ishte qëllimi i tij fyerja.

“Kushdo që ndonjëherë është infektuar me AIDS/HIV ka të drejtë të mërzitet, ajo që thashë ishte e pandjeshme, edhe pse nuk kisha qëllim të ofendoja askënd. Prandaj kërkoj falje – por për komuniteti LGBTI…unë nuk jam duke u hedhur mbi ju të gjithë. Puna juaj është puna juaj”, shkroi reperi.

Të ngjashme