Lajme
“Çuditem me çfarë komoditeti flet”, Hoxha i reagon Albulena Haxhiut: Termi për të zhdukurit s’është kategori juridike
Demokracia
11:52 | 04 Maj 2023

Share:

Deputetja e PDK-së, Eliza Hoxha, ka debatuar me ministren e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, për çështjen e termit të përdorur në Deklaratën e nënshkruar mes Kosovës dhe Serbisë për të zhdukurit me dhunë.

Hoxha tha se termi i përdorur në këtë deklaratë s’është kategori juridike, derisa për këtë e akuzoi Haxhiun se po flet me “komoditet” për këtë çështje.

“Çuditem me çfarë komoditeti del e flet këtu ministre. Ma gjej diku në dokumentet ndërkombëtare të drejtësisë dhe të konventave ndërkombëtare që merren me çështjen dhe mbrojtjen e personave të zhdukur me dhunë termin “forcibly disappeared”. Ma gjej diku dhe ma thuaj. Unë kam gjetur termin “enforced disappearance” që nënkupton dhe shpjegon saktësisht se për çfarë bëhet fjalë dhe kush merret pastaj kur zgjidhen këto çështje, me çfarë obligohet shteti ose pushteti në fjalë që ka qenë karshi viktimave dhe reperacionit të tyre. Prandaj, për çfarë po flisni ju nuk është kategori juridike”.

Hoxha gjithashtu foli edhe për drejtësinë tranzicionale.

“Fole për drejtësinë tranzicionale, që po ta rikujtoj, që organizata “Integra”, e cila operon në Kosovë ka nisur projektin për drejtësinë tranzicionale bashkë me Presidentin Thaçi qëmoti dhe ka ardhur presidentja Osmani dhe nuk e ka vazhduar dhe tani e keni marrë ju”.

Të ngjashme