Sport
Çudia e vitit vjen nga Portugalia, lojtarët shtyjnë ambulancën për ta liruar fushën
Demokracia
10:49 | 11 Shkurt 2021

Share:

Kemi parë shpesh që lojtarët kanë nevojë për ambulancën, kjo në bazë të lëndimeve që pësojnë, por në Portugali ka ndodhur e kundërta. Ambulanca kishte nevojë për lojtarët, shkruan Demokracia.com.

Ndihma e shpejtë këtë herë e ka humbur misionin e saj në ndeshjen mes Bragës dhe Portos.

Në gjysmëfinalen e Kupës ka ardhur një skenë që mund të quhet padyshim si çudia e vitit.

Lucho Diaz ka goditur futbollistin kundërshtar, David Carmo, që kishte nevojë për ndihmën e shpejtë dhe të specializuar. Për këtë arsye ka hyrë ambulanca në fushën e lojës që të transportonte futbollistin për në spital.

Megjithatë një problem ndodhi. Ambulanca nuk po ndizej dhe për këtë arsye ishin futbollistët e të dyja ekipeve që duhej t’i jepnin një dorë për ta ndihmuar në mënyrë që mjeti transportues të largohej sa më shpejtë nga fusha e lojës. /Demokracia.com

Të ngjashme
Sport • 08 Maj 2024