Lajme
COVID-19, ngrihet numri i hospitalizimeve në SHBA
Demokracia
21:47 | 08 Gusht 2023

Share:

Hospitalizimet për COVID-19 kanë nisur të ngritën në SHBA që nga fillimi i korrikut megjithëse në shkallë të vogël nga tri verat e kaluara.

Kjo verë ka sjellë një rritje në numrin e të shtruarve në spitale, por numri i pacientëve është shumë më i ulët se më parë.

Në javën e fundit të korrikut, në spital janë pranuar 9,056 persona. Një rritje prej 12% nga një javë më parë, raportoi AP.

Por, është larg nga pikat e kaluar, si 44,000 pacientët që pranoheshin në javë në spitale në fillim të janarit.

“Po ngritët pak, por nuk është diçka që të ngrisim alarm”, ka thënë David Dowdy, epidemiolog.

 

Të ngjashme