ShowBiz
Courtois i jep fund beqarisë, martohet me modelen izraelite
Demokracia
17:13 | 05 Qershor 2022

Share:

Martohen Thibo Courtouis dhe Mishel Gerzig. Portieri i Real Madrid nuk ka pritur më dhe ka çuar marrëdhënien e tij me modelen izraelite në një tjetër nivel.

“Gardiani” belg i ka propozuar Gerzig-ut jo gjatë një ceremonie të veçantë, por pikërisht në pushime, transmeton Demokracia.com.

Bukuroshja e njohur ka bërë një postim në rrjetet sociale, natyrisht përkrah fotove përkatëse, ku shkruan: “Po, për një jetë me ty”.

Ajo ka qenë fansja numër një e 30 vjeçarit në vitin futbollistik që lamë pas, duke brohoritur për të, sa në një stadium në tjetrin.

Për Courtouis ishte një edicion tejet i suksseshëm, pasi ngriti me Real Madridin trofeun e lavdishëm të UEFA Champions League./Demokracia.com/

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Mishel Gerzig (@mishelgerzig)

Të ngjashme