Lajme
Çmim Nobel për Kurtin e Vuçiqin, Lajçak i kthehet “metodave” të vjetra
Demokracia
22:22 | 24 Gusht 2022

Share:

Nëse do të arrihej një marrëveshje përfundimtare mes Kosovës dhe Serbisë, duke i dhënë fund armiqësive shumëvjeçare, kryeministri kosovar Albin Kurti dhe presidenti serb Aleksandar Vuçiq do të mund të kualifikoheshin për Çmimin Nobel të Paqes.

Kështu ka thënë i dërguari i posaçëm i BE-së për dialogun, Mirosllav Lajçak, në një intervistë për BBC-në në edicionin serbisht, si cili duket se më në fund e ka kuptuar që Kurti e Vuçiq jetojnë me fantazira dhe tanimë po i ushqen paksa që të dy.

Lajçak ka thënë se nuk ka asnjë dilemë për këtë gjë.

“Normalizimi i marrëdhënieve sigurisht që do t’i kualifikonte dy liderët për çmimin Nobel, nuk kam asnjë dyshim për këtë”, ka thënë ai.

BBC shkruan se e njëjta gjë shpresohej edhe në vitin 2018 kur negocionin Thaçi e Vuçiq në Bruksel.

Ishte përfaqësuesja e Lartë e BE-së, Federica Mogherini, ajo që me të njëjtën retorikë kishte provuar të spekulonte se Thaçi e Vuçiq mund të merrnin Çminin Nobel për Paqe.

Përpjekjet për marrëveshje përfundimtare vazhdojnë edhe tani pas 4 viteve dhe ky fundvit pritet të jetë përcaktues edhe për jetëgjatësinë e Qeverisë Kurti, e cila menjëherë pas një vit qeverisjeje shihet tejet si e pashpresë.

Të ngjashme