Sport
“Çmenduria” e tifozit të Napolit, kjo është shuma që fitoi nga basti
Demokracia
14:57 | 16 Janar 2023

Share:

Kishte vetëm një mënyrë që një tifoz i Napolit ta bënte edhe më të paharrueshme fitoren 5:1 ndaj Juventusit.

Dhe ishte bast i çmendur, duke parashikuar rezultatin e saktë të supersfidës së zhvilluar në mbrëmjen e së premtes.

Atij i buzëqeshi fati teksa besoi në suksesin e papritur të napolitanëve, vuri bast 350 euro duke parashikuar rezultatin e saktë 5:1 dha fitoi plot 36,750 euro.

Një disfatë e tillë për bardhezinjtë nuk kishte ndodhur prej rreth 30 vitesh në kampionat dhe për këtë arsye ishte shumë e vështirë të hipotezohej veçanërisht në përmasat e rezultatit./Demokracia.com/

Të ngjashme
Sport • 11 Maj 2024