Sport
Çmenduri në Brazil: Huliganët pushtuan fushën pas derbit, njëri sulmoi fizikisht portierin
Demokracia
12:01 | 14 Korrik 2022

Share:

Futbollistët e Santos mundën 1:0 rivalin e tyre të madh Corinthians në ndeshjen e 1/16-tës së Kupës Kombëtare, por më pak flitet për vetë lojën për shkak të trazirave të tifozëve që pasuan futbollin. Gjatë gjithë ndeshjes huliganët u hodhën në tërbim, duke hedhur gjësende në fushë.

Më e keqja ishte për portierët e të dyja skuadrave dhe njëri prej tyre përfundoi duke u goditur nga një huligan i cili filloi një përplasje fizike, njoftojnë mediat lokale, transmeton Demokracia.com.

Objektivi ishte “gardiani” me përvojë i skuadrës së mundur Cassio, i cili në momentin e sulmit, dhe ndeshja sapo kishte përfunduar, i kishte kthyer shpinën sulmuesve. Interesant është edhe reagimi i shokut të skuadrës, i cili u tërhoq, në vend që ta paralajmëronte shokun kur huligani ishte afër.

Fatmirësisht, një numër i madh i pjesëtarve të sigurimit që ndodheshin aty, parandaluan më të keqen.

Epilogu i trazirave që pasuan këtë ndeshje ishin tetë tifozët e arrestuar, huliganët që u futën në fushë./Demokracia.com/

Të ngjashme