Lajme
“Çmenden” çmimet e derivateve në Kosovë, edhe sot u shtrenjtua nafta dhe benzina
Demokracia
10:25 | 08 Qershor 2022

Share:

Edhe sot ka pasur sërish rritje të çmimit të derivateve në Kosovë. Nga 1.80 euro sa ishte 1 litër naftë dje, sot ka arritur në 1.82 euro. Kurse, benzina ka shkuar në 1.85 euro.

Çmimi i naftës ka arritur vlerë rekorde sot në Kosovë. Një litër naftë po kushton 1.82 euro.

Rritje të çmimeve ka edhe te benzina, që tashmë ka çmimin e ngjashëm me naftën, nga 1.82 euro deri në 1.85, shkruan Demokracia.com.

Shoqata e Naftëtarëve të Kosovës pati thënë ditë më herët se rritja e çmimeve po reflektohet në tregjet ndërkombëtare.

Rritjen e çmimeve e ka konfirmuar për Demokarcia.com edhe kryetari i Shoqatës së Naftëtarëve të Kosovës, Fadil Berjani. Por, ai ka thënë se nuk dihet se si do të jenë çmimet ditëve në vijim.

Rritja e çmimit të derivateve nuk ka të ndalur, shtrenjtohet benzina dhe nafta

“Çfarë çmime do të kem në ditët në vijim s’mundemi të paragjykojmë. Ka lëvizje të mëdha në berëzën ndërkombëtare”, ka thënë ai.

Megjithatë ka pasur kritika lidhur me operatorët që nuk po i ulin çmimet kur nafta po shënon rënie në bursë.

Rritja e çmimit të naftës nisi që nga pushtimi rus i Ukrainës, pas të cilit zhvillim Perëndimi ndërmori sanksioneve ndaj Rusisë, një prej furnizuesve më të mëdhenj të Evropës me naftë.

Për një javë çmimet e derivateve janë rritur për 15 centë. Të martën një litër naftë është tregtuar me 1 euro e 79 centë, ndërsa një litër benzinë 1 euro e 83 centë. Rritja është theksuar pas skadimit të vendimit të Qeverisë që kufizonte marzhën tregtare. /Demokracia/

Të ngjashme