Lajme
Rritja e çmimit të derivateve nuk ka të ndalur, shtrenjtohet benzina dhe nafta
Demokracia
11:23 | 07 Qershor 2022

Share:

Rritja e çmimet të derivateve në Kosovës nuk ka të ndalur. Paralajmërimet e një e vale të re të ngritjes së çmimeve të naftës dhe benzinës tashmë kanë prekur vendin tonë.

Një javë më parë, kryetari i Shoqatës së Naftëtarëve të Kosovës, Fadil Berjani në një deklarim për media paralajmëroi se çmimi i derivateve do të shtrenjtohet.

Kështu edhe ndodhi. Javën e kaluar një litër naftë tregtohej me 1.65 euro, kurse benzina me 1.66 euro.

Mirëpo, këto çmime më nuk ekzistojnë, shkruan Demokracia.com.

Sot një litër benzinë ka shkuar në 1.79 euro deri në 1.80 euro, pra për 14 ose 15 centë më shumë. Ndërsa nafta aktualisht është duke u shitur me 1.70 deri në 1.78 euro.

Rritjen e çmimeve e ka konfirmuar për Demokarcia.com edhe kryetari i Shoqatës së Naftëtarëve të Kosovës, Fadil Berjani. Por, ai ka thënë se nuk dihet se si do të jenë çmimet ditëve në vijim.

“Çfarë çmime do të kem në ditët në vijim s’mundemi të paragjykojmë. Ka lëvizje të mëdha në berëzën ndërkombëtare”, ka thënë ai.

Ndryshe rritja e çmimeve të naftës dhe benzinës në Kosovë ka shënuar nivelin më të lartë në 20 vjetët e fundit, sipas Shoqatës së Naftëtarëve të Kosovës.

Për shkak të lëvizjes së shpeshtë të çmimeve, ka pasur dyshime se naftëtarët po i kurdisin çmimet.

Kurdisja e çmimeve ose marrëveshja për nivelizimin e çmimeve, është e ndaluar me Ligjin për mbrojtjen e konkurrencës në Kosovë.

Për mbikëqyrjen e fenomeneve të tilla, institucion kompetent është Autoriteti Kosovar i Konkurrencës, i cili ka rreth 11 muaj që nuk është funksional dhe kjo për shkak të mungesës së Komisionit

Kosovar të Konkurrencës. /Demokracia.com/

Të ngjashme
Lajme • 19 Maj 2024