Lajme
Clinton: E dija në vitin 2011 se ishte vetëm çështje kohe para se Putini të pushtonte Ukrainën
Demokracia
16:15 | 05 Maj 2023

Share:

Ish-presidenti amerikan, Bill Clinton deklaroi se në vitin 2011 e kishte kuptuar se ishte vetëm çështje kohe para se Vladimir Putin të sulmonte Ukrainën.

Në këtë përfundim, 76-vjeçari pohon se ka ardhur pas një takimi me presidentin rus në Davos, shkruan Financial Times.

Gjatë atij takimi, Clinton pohoi se Putini hodhi poshtë një marrëveshje të ndërmjetësuar nga SHBA-ja dhe paraardhësi i tij, Boris Yeltsin.

Marrëveshja atëbotë bënte thirrje për respektimin e integritetit territorial të Ukrainës – kjo e fundit do të hiqte dorë nga arsenali bërthamor i epokës sovjetike.

“Vladimir Putin më tha në vitin 2011, tre vjet para se të pushtonte Krimenë, se nuk ishte dakord me marrëveshjen që bëra me Jeltsinin. Ai më tha ‘unë nuk jam dakord me të dhe nuk e mbështes atë. Marrëveshja nuk më detyron mua’. Atë ditë kuptova se ishte vetëm çështje kohe para se të sulmohej Ukraina”, tha ai.

Ndryshe, Clinton kohë më pare kishte thënë se kishte gabuar në vitin 1994, kur kishte bindur ukrainasit të heqin dorë nga armët bërthamore.

Të ngjashme