Sport
Çka ndodhi me “bombën” e Ferizajt të postuar në Facebook, pse ende nuk “shpërtheu”?
Demokracia
13:48 | 06 Janar 2023

Share:

Skuadrat e elitës së futbollit kosovar tashmë kanë nisur përgatitjet për stinorin pranveror, atje ku i pret një garë shumë e nxehtë dhe konkurruese si në luftë për titull ashtu edhe për mbijetesë, shkruan Demokracia.com.

Njëra ndër to është edhe Ferizaj. Ani pse në fund të tabelës më organizimin që ka bërë Ferizaj është krijuar përshtypja që kjo skuadër nuk është dorëzuar dhe në pranverë do ta kërkojë mbijetesën.

Megjithatë një detaj që bie në sy është postimi që ka bërë dje kjo skuadër në Facebook. Ferizaj postoj një “bombë” të kurdisur të shoqëruar me “louding”  duke paralajmëruar një super përforcim. Mirëpo, edhe kur kanë kaluar më shumë se 24 orë, ende asgjë nuk ka ndodhur dhe tifozët ferizajas po presin “shpërthimin” e saj.

Mbetet të shihet se kur do të ndodhë kjo. /Demokracia.com

Të ngjashme