Lajme
“Çka je tu bo?”: Konjufca përplaset ashpër me Fitore Pacollin
Demokracia
14:44 | 15 Dhjetor 2022

Share:

Seanca e Kuvendit të Kosovës ku po shqyrtohej Projektligjit mbi ndarjet buxhetore për Buxhetin e Kosovës për vitin 2023, është ndërprerë për të vazhduar seanca jashtëzakonshme për vlerësimin e ndikimit në mjedis.

Kjo seancë ishte në rend të ditës e thirru për në ora 13:00, megjithatë votimi i amendamenteve e vonoi këtë seancë.

Gjatë kësaj seance Kryetar i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca është përplasur me deputeten nga partia e tij, Fitore Pacolli.

Konjufca ia ndali fjalën Fitore Pacollit, pasi mendoi se ajo po prezantonte amandament pas amandamenti.

“Çka je tu bo?” – i tha Konjufca. “Jo, jo kjo nuk lejohet!”

“Me më pasë dëgju me vëmendje, e kishe kuptu,” – u përgjigj rreptë Pacolli.

Por, në fakt e gjithë çështja del se kishte qenë keqkuptim dhe se nuk po paraqiteshin amandamentet me ndryshime substanciale në to.

Pacolli po fliste për gabime teknike të amandamenteve, në paragrafe apo në fjalë të caktuara që ishin gabuar.

Të ngjashme